LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga Ambasadori i Katarit

Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga Ambasadori i Katarit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Katarit për Kosovën, Ali bin Hamad Al Marri.

Sipas njoftimit për media, Presidenti Thaçi në këtë takim ka diskutuar për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar, ku sipas tij shumë shpejt pritet të ketë edhe jetësim të projekteve konkrete në këtë fushë.

“Katari e ka mbështetur Republikën e Kosovës në procesin e njohjeve dhe të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Për këtë do u jemi gjithmonë mirënjohës”, ka thënë presidenti Thaçi.


Nga ana tjetër, ambasadori Ali bin Hamad Al Marri ka thënë se Katari do të jetë gjithmonë përkrah Kosovës.

Ndër të tjera Thaçi ka thënë se shumë shpejt Kosova do ta hapë ambasadën e saj në Doha dhe kjo do të mundësojë thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori