Presidenti i Lyonit, Aulas: Kemi marr një ofertë të madhe prej Arsenalit për Lacazetten

Arsenali duket se së shpejti do të transferoj në lojtar të repartit sulmues.
Alexandre Lacazette pritet të kalojë në radhët e skuadrës londineze gjatë afatit kalimtar të verës.
Skuadra e Lyonit ka konfirmuar sot se ka marrë një ofertë tunduese prej Gunners, e cila është vështirë e refzueshme, transmeton Telegrafi.
“Kemi marrë një ofertë shumë të mirë nga Arsenal për Alexandre Lacazette", ka thënë presidenti i skuadrës franceze Jean-Michel Aulas.
Mbetet të shihet nëse reprezentuesi francez do të kalojë në radhët e Arsenalit ndërsa lojtari sipas teransfermark.de kushton rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































