LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Bundestagut gjerman premton vazhdim të mbështetjes për Kosovën

Presidenti i Bundestagut gjerman premton vazhdim të mbështetjes për Kosovën

Gjatë vizitës në Berlin, me rastin e konferencës ndërkombëtare parlamentare kundër antisemitizmit sot në Bundestag, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u takua me Norbert Lammert, President i Bundestagut gjerman.

Sipas një njoftimi, kryetari Veseli e ka falënderuar homologun gjerman për përkrahjen e vazhdueshme që në të gjitha drejtimet shteti gjerman i kanë dhënë dhe është duke i dhënë Republikës së Kosovës.

“Nga ana e tij presidenti i Bundestagut duke shprehur interesimin për zhvillimet në Kosovë potencoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar në mes Bundestagut dhe Kuvendit të Kosovës, sidomos në fushën e reformës legjislative në Kosovë. Mes tjerash Lammert theksoi se shteti gjerman do të vazhdoj të përkrah Kosovën si në rrafshin e drejtpërdrejtë të marrëdhënieve ndërshtetërore, ashtu edhe në kuadrin e Bashkimit Evropian, sidomos në proceset aktuale që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe proceset tjera integruese”, thuhet në njoftim.


“Në takim me Lammert, kryetari Veseli shtroi idenë që një konferencë e tillë si kjo që po mbahet në Berlin mbi luftën kundër antisemitizmit dhe rreziqeve bashkëkohore prej, të organizohet edhe në Kosovë. Kjo ide u mbështet nga presidenti i Bundestagut, cili theksoi se këmbimi i përvojave pozitive në këtë fushë është një instrument i dobishëm në forcimin e vlerave demokratike, paqes mes shoqërive e shteteve”, shtohet më tej në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori