LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Bayernit paralajmëron klubet e mëdha për Jamal Musialan

Presidenti i Bayernit paralajmëron klubet e mëdha për Jamal Musialan

Jamal Musiala ka ndërprerë bisedimet me Bayern Munichun për vazhdimin e kontratës.

Mesfushori i talentuar gjerman është një nga talentët më të mëdhenj në botë dhe njëkohësisht më i kërkuari nga top klubet evropiane.

Real Madrid, Chelsea, Liverpool, e Manchester City janë skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e gjermanit.


Man City kërkon t’i “rrëmbejë” Bayernit një lojtar të rëndësishëm
Lexo po ashtu Man City kërkon t’i “rrëmbejë” Bayernit një lojtar të rëndësishëm

Megjithatë presidenti i Bayernit, Herbert Hainer ka deklaruar se nuk befasohen nga ofertat për Musialën, por që do ta mbajnë atë për një kohë të gjatë në Allianz Arena.

“Nuk befasohemi aspak që klubet e tjera kërkojnë Musialën, bëhet fjalë për një lojtar të shkëlqyer. Ka një kontratë që e lidh me Bayern Munich deri në vitin 2026, ai e di shumë mirë vlerësimin që kemi për të”.

Musiala i vendos një kusht të vështirë Bayernit për rinovimin e kontratës - nëse nuk plotësohet do të largohet
Lexo po ashtu Musiala i vendos një kusht të vështirë Bayernit për rinovimin e kontratës - nëse nuk plotësohet do të largohet

“I ka të gjithë dyert e hapura dhe do të më pëlqente ta kishim në klub edhe për shumë kohë. Nuk na nxiton asgjë sa i takon rinovimit të kontratës”, u shpreh Hainer.

20-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 10 ndeshje zyrtare ku ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
“Fitorja ishte e merituar”, Ancelotti i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit ndaj Man Cityt

“Fitorja ishte e merituar”, Ancelotti i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Liga e Kampionëve vjen me katër ndeshje tjera interesante të fazës ‘play-off’

Liga e Kampionëve vjen me katër ndeshje tjera interesante të fazës ‘play-off’

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori