Presidenti i Bayern Munich pranon se kanë humbur garën për Wirtz: Florian po anon nga Liverpooli

Florian Wirtz definitivisht nuk do të largohet nga Bayer Leverkusen për te Bayern Munich.
Reprezentuesi gjerman thuhet se ka arritur tashmë një marrëveshje me Liverpoolin.
Lojtari i Bayer Leverkusen nuk do të shkojë te Bayern Munich, siç konfirmoi presidenti Herbert Hainer.
“(Drejtori sportiv i Bayernit) Max Eberl më ka informuar se Florian Wirtz ndoshta po anon nga Liverpooli. Nuk mund të them se çfarë do të ndodhë me Leverkusenin”, deklaroi presidenti i Bayernit, Herbet Hainer sipas gazetës Abendzeitung.
Nëse kampionët anglezë arrijnë të bien dakord për tarifën e kërkuar të transferimit prej 150 milionë eurosh me Bayer, Wirtz do të luajë në Ligën Premier në vend të Bundesligës.
Kontrata e tij me Leverkusenin është ende e vlefshme deri në verën e vitit 2027.
Sipas raportimeve të vazhdueshme të medias, vetë lojtari thuhet se ka rënë dakord për një transferim me Reds pas bisedimeve të mira me trajnerin e Liverpoolit, Arne Slot. /Telegrafi/




































