LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Azerbajxhanit fal qindra të burgosur

Presidenti i Azerbajxhanit fal qindra të burgosur

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka falur më shumë se 400 persona, përfshirë edhe anëtarë të opozitës që konsideroheshin të burgosur politikë nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Kjo falje presidenciale, e cila është bërë përmes një dekreti të nënshkruar nga Aliyev, përfshin edhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ali Insanov, gazetarin Fikret Faramazogli, politikanin opozitar Alikram Khurshidov, nënkryetaren e partisë opozitare Fronti Popullor, Gozel Bayramli dhe Fuad Gahramanli.

Ish-ministri Isanvo, ishte zyrtar i lartë i partisë në pushtet Partisë për Azerbajxhanin e ri dhe ishte parë si rival potencial i Aliyevit. Ai ishte arrestuar më 2005 nën dyshimin se ka planifikuar një puç dhe është dënuar me dy vjet burgim dhe më pas është akuzuar edhe për keqpërdorim parash dhe ryshfet.


Sipas kësaj faljeje presidenciale, 399 persona do të lirohen nga burg, 11 të tjerëve do t’u pezullohet dënimi dhe 12 personave të tjerë do t’u pezullohen gjobat. Ndërkaq, 3 persona që janë të dënuar me burgim të përjashtëm, dënimi i tyre do t’u reduktohet në 25 vjet burgim, shkruan OraNews.

Sipas vendimit të Aliyevit për falje, 14 shtetas të huaj do të lirohen nga burg, përfshirë 3 gjeorgjianë, dy rusë, dy nigerianë, një shtetas i Uzbekistanit, Iranit, Bjellorusisë, Turqisë, Kamerunit dhe Indisë.

Në Azerbajxhan është e zakonshme që presidenti të falë të burgosurit para festës së vitit të ri persian, Nevruzit, që është më 21 mars. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Botë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Evropa
Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

Botë
Kalo në kategori