Zhdukja e mistershme e sulmuesit argjentinas Emiliano Sala ka prekur gjithë botën e sportit por jo vetëm.

Në kërkim të lojtarit janë vënë autoritet e Francës dhe të Anglisë por që të enjten janë mbyllur kërkimet pa sukses.


Shpresat thuajse kanë mbaruar se Sala do të gjendet i gjallë sipas autoriteteve angleze dhe atyre franceze.

sala

Por së fundmi për këtë rast ka reaguar edhe presidenti i Argjentinës, Mauricio Macri.

“Kam udhëzuar ministrin e jashtëm Jorge Faurie që të bëjë një kërkesë zyrtare dy qeverive të Britanisë së Madhe dhe të Francës për t’u kërkuar atyre që mos t’i ndalojnë kërkimet për gjetjen e Sala”, thuhet në reagimin e presidentit të Argjentinës.

Mbetet të shihet nëse gjatë ditës së sotme do të vazhdojnë kërkimet për Sala pas kërkesës zyrtare nga shtetit argjentinas drejtuar dy shteteve Francës dhe Anglisë.

sala 1 1

Sala kishte udhëtuar nga Cardiffi në Nantes për tu përshëndetur me shokët tek skuadra franceze.

Por gjatë kthimit në Cardiff, aeroplani të cilin e drejtonte piloti David Ibbotson humbi radarin në një kanal anglez. /Telegrafi/

telegrafi sport app