LAJMI I FUNDIT:

I prekur nga COVID-19, presidenti çek emëroi kryeministrin e ri nga një “kuti plastike”

I prekur nga COVID-19, presidenti çek emëroi kryeministrin e ri nga një “kuti plastike”

Presidenti çek Milos Zeman ka emëruar liderin e opozitës Petr Fiala si kryeministër të ri të vendit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Zeman – i cili rezultoi pozitiv për coronavirus javën e kaluar – e bëri takimin nga brenda një “kutie plastike” në një dhomë shtetërore në rezidencën e tij.

Presidenti u fut nga stafi i spitalit me pajisje të plota mbrojtëse.


Rregullat çeke kërkojnë që një pacient pozitiv të respektojë dy javë izolim.

Ndryshe, siç vë në pah BBC, 77-vjeçari është një duhanpirës i rëndë dhe ish-pijanec, i cili përdor një karrige me rrota dhe vuan nga diabeti.

Sipas kushtetutës çeke, presidenti është një figurë, por ai drejton bisedimet për formimin e një qeverie të re.

Votimi i muajit të kaluar nxori një fitore të papritur për opozitën kundër kryeministrit Andrej Babis.

Duke folur përmes një mikrofoni brenda “kutisë së mbyllur”, Zeman tha se do të kalonte dy javët e ardhshme duke intervistuar të nominuarit për ministër, edhe pse zgjedhja e kandidatëve supozohet të jetë në dorë të kryeministrit të caktuar.

Ky proces do të vazhdojë deri më 13 dhjetor, moment në të cilin qeveria e re në tërësi mund të emërohet për të marrë detyrën nga z. Babis. /Telegrafi/