Aktori i njohur kosovar, Çun Lajçi, humbi vajzën e tij më 19 nëntor të vitit të kaluar .
Vajza e tij e vogël, Bubulina Lajçi, u nda nga jeta në moshë të re, duke lënë të pikëlluar përherë familjarët e saj.
Në moshë shumë të hershme, ajo la shumë ëndrra pa realizuar, e njëra prej tyre po e priste këtë vit.
E ashtuquajtura llotaria amerikane, e njohur si “Green Card” është ëndrra e shumë të rinjve, të cilët të shumtë në numër aplikojnë çdo vit me shpresën që një ditë do ta fitojnë atë.
E njëra ndër aplikueset ka qenë edhe vajza e ndjerë e aktorit, Bubulina Laçji.
Aktori Çun Lajçi përmes një postimi të ndjerë të bërë në rrjetin social Facebook, ka treguar se sa i pikëlluar është ndjerë, teksa ka parë emrin e vajzës së tij në listën e personave që do të fitonin të drejtën e qëndrimit në ShBA.
“Green Card_a jetime
Po ta nisi nga Berni i Zvicrës, letrën që e shkrova ditë ma parë n’platonë e Kurrizit të Dardanisë, e që n’valixhen e zemrës e palova kur u nisa.
Nga këtu, ku dikur erdhem bashkë me i marrë vizat për 10 artistët e koncertit “Kosova djep Lirie” për shtetët Skandinave. Nga Berni, ku erdha tani me mamin tand me “shitë” artin tim n’serialin zvicëran “Helvetica”, po t’shkruej për lajmin e papritun Bubulinë.
P.S
Se sa me fat ishe moj sugarica e babës, tregon letra që mbrrini n’imelë adresën time nga USAFIS Immigration Services:
Bubulina Lajci, Congratulations! You Are Eligible!
E lexova nji herë e dhetëherë, e prap nuk iu besova syve t’mi.
Kur e përkëtheva n’Google translate e ndjeva se si filloi me m’u mpi trupi nga habia. Ishte mengjes i hershem dhe si zakonisht ndodhesha n’kafenenë “Melosi” e nga turpi se po m’shikonte kush, u ktheva me fytyrë kah muri.
Duert i lidha pasqafe e sytë i mbylla t’mos rrjedhte loti.
M’erdhi t’bërtas me sa za që kisha: hej, a e dini ju se miralakja ime, e tretuna n’dhé, e ka fitua Green Cardën?
A e dini more sa e lumtun do t’ishte sot po ta merrte lajmin! A e dini more hej?
E dhunshem thirrjen n’fytin e thamë e mbyta. Kah muri i kthyem me trup, vetën e mallkova që s’isha n’dhomën time e fort me bërtitë: gëzohu Bubë, gëzohu!
Gjatë, oh sa gjatë me sy mshelë i heshtun mbeta!
I fërkova tamthat me gishtat e mëdhej, nga frika se mos po m’pëlcisnin nga pikëllimi, kur ti n’çast m’dole përpara tue kcye përpjetë nga gëzimi e tue u çjerrë:
Hej…! Amerika…! Green Carda…! Shkova babë, shkova! E qesheshe e qaje nga gëzimi!
I kthyem kah muri, me duert e lidhuna pas kreje, e tue u ruejt nga njerëzit që pinin kafe, gjithçka kujtova për ata pak sekonda, e kahmos m’shkoi mendja.
U mundova me t’pa tue luejt natën n’krevat me qenushin e vogël të kthyem n’shpindë me kamë përpjetë, e s’di pse nuk mujta!
Kur, qe, n’çast m’ dole nga tymi i cigarës, që e thithje me aq passion, aty ulun të kompjuteri, me ato kufjet n’vesh, tue tund kokën djathtas majtas.
Atëherë i hapa sytë dhe fillova me folë me vetvetën, thua se po flisja me ty.
M’u kujtua mire viti i kaluem, kur natën vonë me flisje për ato llotaritë e Migracionit. Mua me mbylleshin sytë nga gjumi e ti s’hiqje dorë nga fati. Plotësoje diçka n’faqe internetësh e vazhdimisht e kërkoje imelë adresën time.
– Babi, ma jep adresën tande se mua ma kanë bllokua hakerët.
Aiii…! M’lodhe me ata haker dreqi! Thua se s’kan punë tjera veç me ty m’u marrë!
Çka po të duhet adresa ime tash?
– Po m’duhet për Green Card babë.
Unë, si unë.
S’u besoja llotarive as fateve përmes interneteve e pa fajin tand, gërvallesha n’ty:
Hiqu bre rrenave e mashtrimeve oj Buba ime.
Por ti ishe aq e durueshme e kamëngulse sa s’bindeshe pa e provua fatin, e përshtypje s’të bajshin gërvalljet e nji plaku që s’merrte vesh n’fusha internetësh.
Ore!
Ti kishe aq besim n’vetvete, sa tani baj çudi, si mujten me t’bindë engjëjt atë natë me fjetë, e mos m’u zgjua kurrë ma!
Po sugaresha ime po, e fitove Vizën që aq shumë e deshirove! E fitove Green Cardën që do të mbetet përgjithmonë pa firmën e fotografinë tande.
Do të mbetët jetime e përbetueme me emnin Bubulinë n’faqën e vet.
Ajo erdhi si lajmi ma fatkeq për mua e mamin e vllaun, për të mbet n’kujtesën tonë përjetësisht plagë e pa sherueshme.
E vogla ime që s’u rrite kurrë.
Ti gjithmonë ke qenë fitimtare, pos natëzezës se 19 nandorit, kur e humbe betejën me hienat që s’të çkapeshin. Ato e grryen shpirtin tand t’pastër vite me rradhë e s’u ngopën pa t’pa tue ra n’gropën e varrit!
Po t’shkruaj për andrrën tande Amerikane që erdhi zhgjandër n’ket mengjes, këtu n’qoshin e lagun nga shiu t’Melosit të mbushun tym cigarësh, kur ti s’ke ma ndjenjë gëzimi, e kurrë ma s’do t’i shfletosh faqet e librave t’mi për t’i lexua letrat e shkrueme për ty.
Ti tani noton n’barkun e miliona krimbave, e unë n’miliona kujtime digjem për ty e n’heshtje thërras:
Urime Green Carda Bubulinë.
Nga këtu po ta nisi n’Drelaj ty, e po eci rrugëve Helvetice tue i kallxua Galës që ta merr vesh Learti n’Prishtinë” (sic.), ka shkruar Çun Lajçi në Facebook. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

E dashura e Liam Payne ende nuk e ka pranuar vdekjen e tij: Është shumë e vështirë për mua

“Po ja ‘ban’ gajlen Eglit a?”, pyeti Gjesti, Laertin – por ky i fundit nuk e kupton se çfarë po i thotë

“Thirre o Xhenki”, Jozi i bëri thirrje Gertës që të provokojë Gjestin pas kurthit që u bëri ky i fundit mbrëmë

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

"Thirre o Xhenki", Jozi i bëri thirrje Gertës që të provokojë Gjestin pas kurthit që u bëri ky i fundit mbrëmë

“Po ja ‘ban’ gajlen Eglit a?”, pyeti Gjesti, Laertin - por ky i fundit nuk e kupton se çfarë po i thotë

Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

"'Nji veturë modeste", Rina Balaj blen makinë të brendit luksoz "Porsche"

Sot i jepet lamtumira e fundit Mentor Palokajt - vëllait të Unikkatilit, vdekja e të cilit tronditi opinionin publik

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi