Kosova ka marr fitore të madhe ndaj Bullgarisë duke fituar në fund 3-2 me një gol të shënuar në kohën shtesë.

Përtej asaj që u pa në ekranet televizive, Telegrafi u sjell disa nga prapaskenat më interesante të kësaj ndeshje.


Tifozët e Kosovës që kishin pushtuar Sofjen, alivanosja e nënkryetarit të FFK-së, Predrag Jovic, një flamur serb që provokoi dhe festa e çmendur në zhveshtoret pas ndeshjes.

Por ajo që ishte befasuese ishte një zënkë që ndodhi në sektorin VIP.

Video motivuese e lojtarëve që munguan  

Para ndeshjes, lojtarët që munguan te Kosova shkaku i dëmtimve, si Herolind Shala, Valon Berisha, Hekuran Kryeziu e Arbër Zeneli kishin bërë nga një video motivuese për lojtarët. Ata u kërkuan që të luhet me zemër, gjë që e bën sonte.

Shala 4

Alivanoset nënkryetari i FFK-së, Predrag Jovic

Me tu futur në stadium nënkryetari i FFK-së, Predrag Jovic, është alivanosur duke i humbur ndjenjat dhe duke rënë në kokë. Ka qenë deputeti Bekim Haxhiu ai që ia ka dhënë ndihmën e parë. Ai është dërguar në spitalin e Sofjes për tretman të mëtutjeshëm.

62234136 443064826517416 3856020405693186048 n

Një mijë tifozë tanë në Sofje

Dardanët e kishin pushtuar kryeqytetin e Bullgarisë. Më autobus dhe vetura private shumë prej tyre kishin gjetur një biletë ndeshje. Ata edhe në qytet edhe në stadium bën atmosferë të zjarrtë.

62496521 2098319113630136 1129324370167070720 o

Flamuri i Serbisë gjatë himnit të Kosovës

Kur intonohej himni i Kosovës, një tifoz bullgar nxori një flamur të Serbisë, por që e largoi menjëherë, duke mos rënë edhe aq në sy. Në përgjithësi situata ishte stabile mes tifozërive.

Tifozët tanë dëgjohen tërë kohën

Edhe pse në numër më të vogël në shumë raste dukej se kishte më shumë tifozë të Kosovës së sa bullgarë në stadium. Këngët e tyre shpesh dëgjoheshin më shumë se sa të vendasve. Jo më kotë lojtarët thanë se luajtëm si të ishim në Prishtinë.

nnn

Dedikimi për Arbër Zenelin

Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Bullgarisë në Sofje me golin e Milot Rashicës. Një gol i bukur, i dyti i tij në dy ndeshjet e fundit.

Milot Rashica dhe shokët e ekipit golin ia dedikuan bashkëlojtarit të lënduar, Arbër Zenelit. Mesfushori u lëndua në ndeshjen e fundit ndaj Malit të Zi.

62429852 2069130206550154 2441486863924461568 o

Super zëvendësimet

Bernard Challandes bëri tri zëvendësime dhe secili doli të jetë më i qëlluar se tjetri. Florent Hadërgjonaj, Anel Rashkaj dhe Elbasan Rashani zhvilluan ndeshje të madhe, duke ndihmuar në kthesën e madhe.

Goli i anuluar

Kosovës iu anulua një gol me Vedat Muriqin. Pas golit të shënuar filloi festa, por që nuk zgjati shumë, pasi anësor qoi lartë flamurin. Ishte pozitë jashtë loje milimetrike.

Vedat Muriqi Vedat Muriqi (Foto: FFK-Kosova/Facebook)

Festa e madhe dhe e gjithë skuadra tek tifozët

Goli i fitores solli gëzim të paprëshkruar. Lojtarët e bankës së bashku me ata që ishin në fushë fluturuan në cepin që ishin tifozët. Festë e madhe e tyre.

62599361 2098387133623334 3793376134427574272 o

Zënkë në fund të ndeshjes tek sektori VIP

Humbja nuk i kishte bërë mirë një tifozi bullgar që gjuajti me shishe në drejtim të disa tifozëve tanë që ishin në sektorin VIP. Për një moment ndodhi një zënkë e vogël, por që u mbyll shpejtë.

Kadri Veseli në zhveshtore

Pas ndeshjes lojtarët festuar gjatë në zhveshtore. Aty ishte futur edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili festoi me ta.

Më të ishte edhe mistri Kujtim Gashi. Pse jo disa poenë politikë në këtë festë sportive. /Telegrafi/

telegrafi sport app