Trajneri i njohur italian, Cesare Prandelli, nuk është më trajneri i klubit Al Nasr.

Klubi i Emirateve të Bashkuara Arabe, që ndeshjet i zhvillon në Dubai, e ka bërë publike shkarkimin e tij me një postim në rrjetet sociale.


Kjo ndodhi pasi që klubi u eliminua nga Kupa e Presidentit.

Ishte Dibba Al Fujairah që e mposhtu Al Nasr, ekipi që drejtohet nga trajneri brazilian Paulo Comelli.

Al Nasr ka pasur probleme edhe në kampionat pasi ndodhet në vendin e katërt, 11 pikë larg kreut.

Në 12 ndeshje ka fituar pesë ndeshje, pesë herë ka humbu dhe dy herë ka barazuar.

Prandelli në kohën e fundi është duke u shkarkuar shumë lehtë nga klubit, pasi njëjtë i ndodhi edhe me Galatasarayn dhe Valencian.

Prandelli suksesin më të madh e ka pasur me Fiorentinën dhe Kombëtaren e Italisë, kur luajti në finale të Kampionatin Evropian. /Telegrafi/   

telegrafi sport app