Transporti i pacientit, siç edhe tregon vetë emri u ndihmon pacientëve duke i vendos deri në spital apo nga spitali, por edhe në vetë spitalin apo në ndonjë institucion tjetër shëndetësor
Prof.ass.dr. Isuf Bajrami
Spec.i mjek.urgjente
Qendra e Mjekësisë Urgjente-Prishtinë
isufbajrami@yahoo.com
Çdo përcjellje ka specifikat dhe problematikën e vet, ndërkaq dukshëm varen nga rregullat interne të institucionit shëndetësor, si edhe nga specifikat lokale, p.sh. gjatësia e transportit.
Me gjithë dallimet e shumta në qasjet ndaj problemit të evakuimit dhe përcjelljes së të sëmurit midis spitaleve një fakt është i përbashkët.
Transportit mjekësor të sëmurit i kushtohet kujdes i veçantë, sepse evakuimi i të sëmurit njihet si faktor i dëshmuar i rrezikut i cili i kontribuon rezultatit të keq të shërimit.
Të sëmurin gjatë kohës së transportit patjetër duhet të monitoroj ekipi i shërbimit të emergjencës. Mjeku është përgjegjësi për gjithë atë që ndodh gjatë transportit dhe duhet patjetër të jetë i gatshëm të reagojë ndaj të gjitha ngjarjeve të padëshirueshme, të cilat mund t’ia rrezikojnë jetën pacientit.
Mjeku, infermieri, patjetër duhet të jetë në observim të të gjithë pacientëve të intubuar të cilët kërkojnë ventilim mekanik, si edhe të gjithë pacientëve jostabil të sistemit respirator, kardiovaskular apo sistemi qendror nervor.
Transportimi i të sëmurëve është procedurë e rëndësishme gjatë së cilës i sëmuri është i ekspozuar shfaqjes dhe zhvillimit të komplikimeve serioze të rrezikshme për jetën.
I sëmuri me rrezik për jetën konsiderohet çdo i sëmur te i cili ekziston dyshimi që do të mund të zhvillohen apo që tashmë janë zhvilluar disfunksione kardiovaskulare dhe respiratore të cilat ia rrezikojnë jetën dhe kërkojnë aplikimin e masave intensive të mbështetjes së funksioneve vitale.
Transportimit të të sëmurëve me rrezik për jetën i kushtohet kujdes i veçantë, sepse bartja e të sëmurit është treguar si faktor shtesë i rrezikut, i cili i kontribuon rezultatit të keq të sëmundjes.
Barnat
Të gjitha barnat patjetër duhet të jenë të verifikuara, qartë të shënuara para dhënies dhe të depozituara në mënyrë të drejtë.
Anëtarët e ekipit të transportimit patjetër duhet të jenë të furnizuar me të gjitha barnat e nevojshme në sasi të mjaftueshme, duke llogaritur vonesat e mundshme dhe pengesat gjatë transportimit.
Është i domosdoshëm furnizimi me barna, të cilat ndikojnë në funksionet themelore jetësore, të cilat janë specifike për gjendjen e pacientit i cili transportohet e që janë aplikuar në njësinë e kujdesit intensiv. Gjatë transportimit medikamentet e nevojshme aplikohen nëpërmjet rrugëve intravenoze.
Pozita e pacientit dhe teknika e bartjes gjatë transportimit
Me rastin e transportimit të pacientit në autoambulancën e ndihmës së shpejtë kujdes të veçantë duhet kushtuar pozitës së drejtë transportuese.
Pozita transportuese do të varet nga sëmundja apo plagët, gjendja shëndetësore dhe nevojat e të sëmurit.
Pacienti patjetër duhet të jetë nën kujdes të plotë, ndërsa para fillimit të transportimit i stabilizuar dhe i siguruar në barelat transportuese.
I sëmuri në krevat mund të marrë pozitë aktive, pasive dhe të dhunshme.
Pozitën aktive e merr vetë pacienti, ndërsa pozita më e mirë është ajo në të cilën pacienti ndihet mirë kur sëmundja dhe plagët ia lejojnë atë.
Pozita pasive është kur i sëmuri me forcën vetjake nuk mund të marrë pozitën, por i është e nevojshme ndihma e personave të tjerë apo veglat ndihmëse.
Pozita e dhunshme mund të jetë simptomë mjekësore (diagnostika, shërimi) apo është pasojë e sëmundjeve (e detyron pacientin të marrë pozitë të caktuar e cila ia zvogëlon vështirësitë).
Pozita gjysmë ulur
Këtë pozitë e arrijmë me ngritjen e kokës së shtratit për 45 ͦ. I sëmuri vendoset në këtë pozitë në rastin e sëmundjeve kardiovaskulare, respiratorë dhe plagëve të koshit të kraharorit.
Më së shpeshti kjo është pozita aktive të cilët të sëmurët e marrin në autoambulancën e ndihmës së shpejtë mjekësore gjatë transportimit.
Pozita e shtrirë ‘në linjë’
Pacienti vendoset në këtë pozitë te rasti i plagëve apo dyshimi i lëndimit të boshtit kurrizor. Më së shpeshti është imobilizimi në dërrasë të gjatë.
Pozita e Fowlerit
Mundëson drenazh të lehtë të rrugëve të frymëmarrjes dhe frymëmarrje më të mirë. Koka e shtratit është e ngritur dhe pjesa e gjunjëve. Kjo pozitë mundëson ventilim më të mirë të mushkërive. Në këtë pozitë vendoset pacienti me dhembje dhe plagë në stomak, në mënyrë që të lirohet muskulatura e stomakut.
Kjo është pozitë gjysmë ulur me ngritje të kokës së shtratit për 45 ͦ dhe me këmbë të lakuara në gjunjë.
Pozita orthopnea
Këtë pozitë e marrin të sëmurët me frymëmarrje të vështirësuar (dekompensimi i zemrës).
I sëmuri ulet në krevat me qëndrimin drejt apo i lakuar lehtë përpara, sipas mundësisë me këmbë të lëshuara jashtë krevatit.
Për t’i lehtësuar dhe ndihmuar të sëmurit qëndrimin në këtë pozitë është e nevojshme të ngrihet koka e shtratit, pas shpinës të vendosen jastëkë, para të sëmurit vendoset tavolina e vogël për shërbimin e ushqimit në të cilën më parë kemi vendosur jastëk (i sëmuri mbështetet me bërryla në jastëk).
Pozita e Trendelenburgut
Pacienti shtrihet me kokë dhe supe të lëshuara më poshtë se kombliku dhe ekstremitetet e poshtme: (arrihet mbushje më e mirë e qarkullimit të gjakut), por edhe për shkak të presionit të organeve të stomakut në diafragmë dhe frymëmarrjes së vështirësuar.
Pozita autotransfuzive
Pacienti shtrihet në shpinë me këmbë lehtë të ngritura. Baza nën këmbë është e lartësisë 20-30 cm. Koka dhe pjesa e sipërme e trupit mbeten rrafsh, ndërkaq gjymtyrët e poshtme ngrihen për rreth 40-50 ͦ.
Indikacionet për pozitë janë të njëjta si edhe për Pozitën e Trandeleburgut.
Pozita anësore
Në pozitë anësore vendosen pacientët të cilët janë pa vetëdije, por që marrin frymë.
Pozita duhet të jetë stabile, të ruhet kalueshmëria e rrugëve të frymëmarrjes dhe të pengohet aspiracioni i përmbajtjes së lukthit.
I sëmuri më parë vendoset në bazë të rrafshët madje në shpinë me këmbë të shtrira dhe duar pranë trupit. Dora më afër nesh lakohet në bërryl dhe vendoset në këndin e drejtë në drejtimin lart.
Dora tjetër kapet për shuplakë dhe mbështetet në faqen afër nesh dhe mbahet e mbështetur gjithnjë derisa i sëmuri të mos rrotullohet.
Me dorën e lirë e kapim gjurin e këmbës së largët dhe e ngremë derisa shputa e këmbës të cilën e ngremë nuk vjen në nivelin me gjurin e këmbës tjetër. Atëherë njëkohësisht shtrëngojmë dorën në faqe në drejtimin para dhe poshtë dhe tërheqim gjurin në drejtim tonin. Pas kësaj, këmbën e lakuar e vendosim në këndin e drejtë në kërdhokull dhe gju, ndërkaq kokën lehtë e kthejmë prapa dhe hapin rrugën e frymëmarrjes.
Është e nevojshme që shpesh të verifikojnë frymëmarrjen dhe qarkullimin e gjakut. Çdo tridhjetë minuta të sëmurin duhet kthyer në anën tjetër.
Pajisjet ndihmëse në transportin sanitar
Falë pajisjes ndihmëse mjekësore dhe teknike është i mundshëm reanimimi i pacientit apo trajtimi pas operacionit. Nën pajisjen ndihmëse nënkuptohen: aparati EKG, respiratori, aspiratori, bombolat me oksigjen, seti për intubim dhe rianimin, aparatet për matjen e sheqerit dhe të tensionit.
Në çdo veturë është e obligueshme çanta mjekësore. Transporti sanitar është i pajisur me medikamente përkatëse, injeksione, infuzione. Të gjitha janë të dezinfektuara, si në spital.
Në veturat sanitare mund të qëndrojnë karroca invalidore dhe veglat e tjera ortopedike të cilat të sëmurëve ua bëjnë jetën të përballueshme.
Në bazë të gjithë kësaj që përmendëm, mund të konkludojmë që veprimet e ekipit mjekësor me rastin e transportimit të pacientit janë të bazuara në dijen, përvojën, mendimin e shpejtë dhe përshtatshmërinë në rrethana të ndryshme në të cilat gjendet personi i sëmurë ose i aksidentuar.
Veprimet e tyre duhet të jenë të drejta dhe të efektshme.
Protokollet, veprimet dhe standardet që çdo ditë gjithnjë e më shumë rregullohen, perfeksionohen dhe kontribuojnë zhvillimit të mjekësisë urgjente. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025