LAJMI I FUNDIT:

Pozat të cilat bëjnë të dukeni shumë më mirë në fotografi

Pozat të cilat bëjnë të dukeni shumë më mirë në fotografi

Disa njerëz duken të mahnitshëm në çdo fotografi që e bëjnë, gjë që është me të vërtetë bezdisëse për ju pasi që nuk jeni të njëjtë. Por, përse ndodhë kjo?

Kjo ndodhë për shkak se ekzistojnë teknika të veçanta që ua përmirësojnë fotografitë në mënyrë drastike dhe me siguri se ata njerëz janë duke i përdorur për t’u dukur më mirë se ju, transmeton Telegrafi.

Këto sekrete të thjeshta do të bëjnë të dukeni mirë në çdo fotografi që e bëni në të ardhmen.


Eliminoni mjekrat e dyfishta

Ky është truk për të cilin betohet Heidi Klum. Kur buzëqeshni, mbajeni gjuhën në tavan të gojës. Kjo do t’ua zgjasë qafën dhe mjekrat e dyfishta që shkaktohen për shkak të peshës do të zhduken. Veç kësaj, sigurohuni ta mbani mjekrën sikur breshkë. Mund t’ju duket e çuditshme, por në këndin e duhur kjo bën gjëra të mahnitshme.

1

Hiqni belin…

Ktheni trupin në 45 shkallë dhe vendosni dorën e cila është më e afërt me kamerën në bel. Kjo do të krijojë një trekëndësh me dorës dhe belit. Pastaj, vendosni dorën tjetër në bel në po të njëjtin trekëndësh dhe në çast do të dukeni më e hollë.

2

Zgjatni qafën

Ulja e shpatullës së përparme e zgjatë qafën dhe thekson mënyrën në të cilën jeni duke i shfaqur duart, ijët dhe fytyrën.

3

Theksoni vijat e trupit

Nëse dëshironi të jeni përballë me kamerën, atëherë sigurohuni ta “dredhoni” trupin në atë mënyrë që e bëni një formë sikur të shkronjës “S”. /Telegrafi/

4