“Kush është Radoiçiqi? Patriot i rrejshëm i dyshuar për vrasje të shumta të serbëve në Kosovë. Pronar i një laboratori të drogës. Krimineli që abuzoi me rininë tonë për pasurim personal. Terrorist. Thoni JO organizatës terroriste (Listës Serbe)”.
Këto janë disa prej posterave kundër ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, që mbushën rrugët në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan të shtunën.
Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, teksa ka shpërndarë fotografitë e posterave ka shkruar “ja çfarë mendojnë serbët për kryebanditin e Listës Serbe”.
Megjithatë, njohësit e çështjeve të sigurisë thonë se duhet bërë hetime se kush i ka vendosur ato postera dhe duhet vlerësuar se nga çfarë burimesh vijnë.
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi në një prononcim për Telegrafin tha komuniteti serb në veri është duke parë realitetin atje, respektivisht veprimet destruktive të Radoiciqit në kuptimin si oligark dhe partner politik i Aleksandar Vuçiqit.

“Është i lidhur ngushtë me krimin e organizuar dhe korrupsionin, por edhe forma të tjera të shfrytëzimit apo manipulimit në popullin serb në veri. Ata janë të frikësuar nga një mashtrues dhe një terrorist. Ai (Radoiçiqi) duke shfrytëzuar situatën politike dhe një biznesmen i mbështetur nga shteti serb, ka keqpërdorur të gjitha ato fonde dhe ka bërë veprime deri te vrasjet e disa opozitarëve serbë sikur Oliver Ivanoviqi dhe të tjerë”, u shpreh Ibishi.
Sipas tij, me vendosjen e këtyre posterave qytetarët serbë në veri po e thonë fjalën e tyre duke gjykuar një bandë kriminelësh.
“Nga momenti kur këta ekstremistë në krye me Radoiçiqin janë larguar nga veriu i Kosovës, situata është shumë më e qetë dhe siguria është më e lartë. Normalisht edhe reagimi për vendosjen e këtyre posterave apo mbishkrimeve tregon se ata e thonë zërin e vet duke gjykuar një bandë kriminelësh”, deklaroi ai.
Ndërsa njohësi tjetër i sigurisë, Drizan Shala, tha se këto veprime duhet analizuar në dy drejtime, “sikur në aspektin pozitiv të këndelljes dhe vetëdijes qytetare të komunitetit serb duke u larguar nga kthetrat e krimit politik të Beogradit si dhe në aspektin negativ një luftë në mes llojit të vet të fraksioneve tjera politike serbe që po tentojnë të zëvendësojnë Radoiçiqin me figurat të reja, të cilat kanë mbetur nën hije nga prezenca e tij në veri dhe të Listës Serbe”.
“Pra, ka gjasa që të shohim një luftë në mes grupit pro-krimit të Radoiçiqit dhe një grupit tjetër të mundshëm pas së cilit qëndron Jabllanoviqi duke fituar hapësirën e re dhe me shpreh përkrahjen për Vuqiqin si aleat kryesor i politikës së tij në Kosovë”, u shpreh Shala.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani, gjatë ditës ka deklaruar për Telegrafin se lidhur me rastin kanë njoftuar prokurorin.
“Sot policia ka has në postera në Leposaviq, Soqanica, Leshak dhe Zubin Potok. Jemi konsultuar me prokurorin dhe nuk ka elemente për me iniciu rast”, ka thënë Elshani.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ramadani, i cili ka thënë se ekziston vullneti i serbëve të veriut për t’u liruar nga ajo parti.
Ramadani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka shkruar se Qeveria e Kosovës ka konstatuar se Lista Serbe me Serbinë kanë organizuar sulmin terrorist.
“Thuaji JO organizatës terroriste (Listës Serbe) dhe mos e financoni Listën Serbe! Posterët e shpërndarë në disa hapësira në veri të Kosovës mund të nënkuptojnë që potencialisht ekziston vullnet i serbëve të veriut për t’u liruar nga Lista Serbe, sidomos pas sulmit terrorist në Banjskë, më 24 shtator 2023.
Qeveria e Kosovës konstatoi – përmes MPB – se Lista Serbe me Serbinë organizuan sulmin terrorist”, ka shkruar Ramadani.
Ai ka shtuar se Lista Serbe është financuar nga shteti i Kosovës me 360 mijë euro më 12 janar 2024.
“Edhe më tutje, ky vendim i KQZsë (d.m.th shtetit) nuk u shfuqizua. A thua si ndihen këta që i dhanë 360 mijë Listës Serbe? Asnjë fjalë institucionet! Çele gurin gojën”, ka thënë Ramadani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Lirohen aktivistët “Asnji cent më shumë”, kundërshtuan shtrenjtimit të rrymës

PDK e gatshme të formoi Qeverinë në krye me Bedri Hamzën, nëse LVV nuk arrin shumicën

Qeveria për protestat e LSM-së: Problemi i punëtorëve mund të zgjidhet në mënyrë sistematike dhe me një qasje të vërtetë

Vrasja e policit në Kaçanik, Sveçla fton dorasit të dorëzohen: Aparati shtetëror i mobilizuar për arrestimin e të përfshirëve

Detaje tronditëse nga vrasja e shqiptares në Itali, i dashuri përdori telefonin edhe pas krimit

Emilija Rexhepi flet pas takimit me Kurtin: E mbështesim për kryeministër të qeverisë së re

Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

Mbajtja e takimeve konsultative në ndërtesën e Qeverisë, Cakolli: Takimet e tilla duhet të mbahen në seli partie, e jo në hapësira shtetërore

Bisedat në “Viber”, reagon Manaj: E ulët mënyra si doli komunikim i brendshëm për të goditur shtëpinë tonë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje