Dita Ndërkombëtare e Postës është sot më 9 tetor. Shërbimet postare janë shërbimet më të vjetra dhe më të përdorshmet. Ato lindën së bashku me njerëzimin, si një nevojë e domosdoshme e komunikimit midis fiseve, krahinave e rajoneve të ndryshme.
Kjo ditë daton që nga viti 1874 kur nën përkujdesjen e qeverisë zvicerane me pjesëmarrjen e 22 vendeve të tjera u miratua ligji mbi unionin postar ndërkombëtar.
Sejdi Hoxha, kryeshef ekzekutiv i Postës së Kosovës, bëri me dije se 9 tetori njihet si Dita Ndërkombëtare e Postës dhe kjo është datë e veçantë për të gjitha postat.
“Ne edhe pse jemi në shekullin 21, si Postë e Kosovës, nuk jemi anëtare me të drejta të plota në Unionin Postal Botëror dhe nuk mund të përfitojmë”, tha ai në emisionin e mëngjesit në RTK.
Sipas tij, Posta e Kosovës, ka probleme sikur institucionet e tjera që kanë pasur problem me anëtarësim në organizatat gjegjëse. Hoxha tha se deri më tani kanë marrë shumë çmime, duke përfshirë edhe çmimin për pullën postare për Nënën Terezën.
Ai tha se çdo herë Posta e Kosovës, po del me shërbime të reja që janë në shërbim të qytetarëve të Kosovës. “Ne tani po shpërndajmë skemat sociale është shërbim i ri në zyrat postare. Ne do të shpërndajmë për 28 mijë familje kosovar”, tha Hoxha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës