LAJMI I FUNDIT:

Portieri i Kosovës U21 ka dy emra e dy mbiemra, karrierën e ka nisur si sulmues

Portieri i Kosovës U21 ka dy emra e dy mbiemra, karrierën e ka nisur si sulmues

E filloi duke shënuar gola, por përfundoi duke i mbrojtur ato. Është kjo historia e veçantë e portierit të Kombëtares U21 të Kosovës, David Tobias Nreca Bisinger, djaloshi që në portë përfundoi gati rastësisht e që për karakteristik ka po ashtu dy emra e dy mbiemra, pasi nënën e ka nga Gjakova, kurse babin gjerman.

“Jam David Nreca, e dua futbollin dhe kam dëshirë të luaj për Përfaqësuesen e Kosovës. Punoj fort dhe dua të bëhet nga futbollistët më të mirë në qarkullim.  E kam filluar karrierën si sulmues në fshatin tim të lindjes por më pas u bërë portier…Në Gjermani kam jetuar fillimisht me nënën time fillimisht, pastaj ajo u martua me një Bisinger. Unë desha ta mbajë edhe mbiemrin tim Nreca dhe tash kam dy mbiemra”, deklaroi për RTV Dukagjinin, David Tobias Nreca Bisinger.

Edhe pse është rritur në Gjermani, dashurinë për Kosovën e ka të madhe.


Lidhja e Davidit me Kosovën është përmes nënës të tij, që është nga fshati Dol i Komunës së Gjakovës por që si dyvjeçare ishte larguar me familjen për në Gjermani. Nuk di shumë për Kosovën, megjithatë përmend diçka që i mbetët në mendje sa herë që ndodhet këtu.

“Nuk di shumë për Kosovën por e njoh Gjakovën se kam jetuar për disa kohë…Në Gjakovë njerëzit janë shumë të dashur. Kosova është vend i mirë për të jetuar”, shprehet më tej David Tobias Nreca Bisinger.

Ëndrrat për të ardhmen i ka të mëdha, por për një djalosh të talentuar dhe punëtor, asgjë nuk është e paarritshme.

David Tobias Nreca Besinger, është 18-vjeçar dhe aktualisht luan në ligën e katërt të futbollit gjerman tek Sonnenhof./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori