Portieri belg vdes në moshën 25 vjeçare vetëm disa çaste pasi mbrojti penalltinë

Një portier belg ka ndërruar jetë të shtunën, pasi ka rënë pa ndenja në fushë, vetëm disa sekonda pasi e mbrojti penalltinë për skuadrën e tij.
Arne Espeel ishte duke luajtur për Winkel Sport B – që luan në divizionin e dytë provincial të West Brabant në Belgjikë – kundër Westrozebeke në terrenin shtëpiak në Sint-Eloois-Winkel, Provinca West Flanders – njofton Daily Mail.
Skuadra e 25-vjeçarit është në epërsi prej 2-1, kur për ekipin kundërshtar u akordua penallti në pjesën e dytë të takimit.

Espeel e priti penalltinë, duke bërë një intervenim të mirë, përpara se të rrëzohej papritmas në fushë, duke rënë menjëherë pa ndjenja.
Shërbimet e urgjencës vrapuan për ta ndihmuar dhe bënë gjithçka që mundën për ta shpëtuar duke përdorur edhe një defibrilator, por 25-vjeçari u shpall i vdekur menjëherë pasi u dërgua në spital.
Winkel Sport është në zi të thellë për shkak të vdekjes së papritur të portierit të winkel Sport B, Arne Espeel. I shprehim familjes dhe miqve të Arne ngushëllimet më të sinqerta në këtë humbje të madhe...”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/





















































