“Rikthimi i mbiemrit ‘maqedonas’ do të ishte logjik dhe do të ruante kredibilitetin e Bashkimit Evropian për sa u përket vlerave që promovon. Nëse do të ndodh kjo apo jo do të varet vetëm nga personat të cilët e përgatisin raportin”, tha Poposki, raporton Alsat M.

“Ne qëndrimin tonë e bëmë të ditur dhe mendoj se do të ishte një veprim parimor, nëse ndodh kjo. Nëse Greqia do të fokusohet në heqjen e bllokadave dhe veprimeve që janë në interes të të gjithëve në rajonin tonë apo do ta harxhojë energjinë për fshirjen e mbiemrave është vendim i tyre. Por ne dëshirojmë të shohim se energjia e tyre do të përqendrohet tek e para dhe jo e dyta”, u shpreh Poposki. /Telegrafi/