LAJMI I FUNDIT:

Polonia mund të dërgojë tanke Leopard në Ukrainë, pa autorizimin e Gjermanisë

Polonia mund të dërgojë tanke Leopard në Ukrainë, pa autorizimin e Gjermanisë

Polonia mund të dërgojë tanke Leopard pa autorizim, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Ai shtoi se nuk ka informacione për ndonjë kërkesë zyrtare të shtetit polak, raporton skynews.

Gjermania zotëron licencën e eksportit për tankun kryesor të betejës Leopard, kështu që ajo u jep të drejtën shteteve të tjera për lëvizjen e tyre në vende të tjera.


Komentet e zëdhënësit pasojnë fjalimin e kryeministrit të Polonisë, Mateusz Morawiecki, i cili ka thënë se vendi i tij mund të dërgojë tanke pavarësisht nëse merr apo jo lejen prej gjermanëve.

Ndërkohë, gjermanët do të pranonin të dërgonin tanket e tyre nëse edhe SHBA-ja do të bënte një gjë të tillë me tanket Abrams.

Megjithatë, amerikanët argumentojnë se Abrams është një makinë më komplekse – që kërkon më shumë kohë për trajnimin e ushtarëve ukrainas.

Ndryshe, Gjermania dhe Polonia janë ndër shtetet kryesore që po e ndihmojnë ushtarakisht Ukrainën në luftën kundër pushtuesit rus, i cili ka filluar më 24 shkurt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë

Botë
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Amerika
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Fillimisht sulmon nxënësit protestues me shkop druri, pastaj i kërcënon me thikë në Novi Sad

Fillimisht sulmon nxënësit protestues me shkop druri, pastaj i kërcënon me thikë në Novi Sad

Serbia

"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk

Botë

"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit

Amerika
Kalo në kategori