LAJMI I FUNDIT:

Politikania nga Zveçani: Politikanët shqiptarë hëngrën pite me Listën Serbe

Politikania nga Zveçani: Politikanët shqiptarë hëngrën pite me Listën Serbe

Sllagjana Pantoviq, politikane e pavarur nga Zveçani, ka thënë se Lista Serbe dhe individë të komunitetit serb kanë pasur raporte të mira me politikanë kosovarë si Haradinaj, Thaçi e Pacolli, madje sipas saj, ‘kanë hëngër pite bashkë’.

Pantoviq në emision “Kallxo Përnime” ka thënë se Lista Serbe nuk e ka llogaritur që kryeministri Albin Kurti do ta luftojë krimin në veri.

“Kanë bashkëpunuar mirë shumë, kanë hëngër pite bashkë, nuk kanë shpresuar se do të vijë dikush si Kurti dhe nuk kanë llogaritur që do ta luftojë krimin dhe do të mundohet ta çrrënjose krimin dhe nuk e kanë pritur as LS as individë të ndryshëm” – tha ajo.


Në emisionin kallxo pernime po diskutohet për dialogun Kosovë- Serbi, janë të ftuar edhe Lutfi Haziri nga LDK Emilija Rexhepi, zëvendëskryeministre e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, lider i Partisë së Serbëve të Kosovës, Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim.

Sot në Bruksel u takuan kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me presidentin serb Aleksandar Vuçiq nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Pas këtij takimi, kryeministri Albin Kurti tha se ishte i gatshëm ta nënshkruaj planin franko-gjerman i njohur si plani i Bashkimit Evropian.Ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha që sot nuk pati marrëveshje për shkak që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk pranoi formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, janë pajtuar për propozimin e BE-së duke shtuar se nuk ka nevojë për diskutime të tjera.

Borrell në anën tjetër përmendi fundin e marsit si një kohë kur mund të finalizohet plotësisht puna.Ndërsa para pak minutash u bë publike edhe përmbajta e planit të BE-së i njohur si plani franko-gjerman.

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Kalo në kategori