Paraqitjen përmes videos të kreut të një grupi kriminal dhe njëherësh nënkryetar i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, politikanët serbë po e cilësojnë si ogur i zi për vetë serbët e Kosovës.
“Lajmi për ‘kthimin’ e Milan Radoiçiqit në Kosovë në sinkron ka vërshuar tabloidet e regjimit… Kjo para së gjithash është një përpjekje e regjimit për të larguar vëmendjen nga tema serioze”, tha për “Danas”, tha Rada Trajkoviq, kryetare e OJQ “Lëvizja Evropiane e Serbëve nga Kosova dhe Metohia”.
Ish deputetja serbe e Parlamentit të Kosovës, Trajkoviq thotë se vetë mesazhi i Radoiçiqit paraqet provokim për NATO-n, por edhe fatkeqësi për serbët nga Kosova. E gjithë paraqitja e tij, sipas saj, është një parodi e ngjashme me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky. “Madje ai kishte veshur një bluzë të ngjashme [me të Zelenskyt]”, tha Trajkoviq, transmeton Telegrafi.
Për konstatimin e Radoiçiqit se është kthyer dhe se tani është këtu, Trajkoviq thotë se Radoiçiq, person me profil problematik, ka ardhur nga shtëpia e sigurt e Vuçiqit, ku bashkë me Zvonko Veselinoviqin merr punët më fitimprurëse.
“Radoiçiq, edhe pse një njeri me një profil jashtëzakonisht problematik, padyshim që kalon pikat e kontrollit të policisë serbe më lehtë se unë. Në veri të Kosovës shfaqet në fanelë ushtarake, që aludon në luftën në Ukrainë. Në këtë kontekst, mesazhi im i vetëm për zotin Vuçiq është: Ju i krijuat dhe i bëtë ata udhëheqës politikë të serbëve nga Kosova dhe nënkryetarë të partisë tuaj Lista Serbe, kështu që tani ju i kontrolloni ata. Kjo është vetëm përgjegjësia juaj (dhe meritë)”, thotë Trajkoviq.
Edhe kryetari i Lëvizjes Popullore për Liri (NSP), Miroslav Paroviq, tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq para disa ditësh foli se si do të shpërthejë konflikti dhe përndjekja e serbëve në veri të Kosovës dhe tani ai mesa duket e dërgoi njeriun e tij të operacioneve speciale për të përshpejtuar procesin.
Duke komentuar video-mesazhin e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, Paroviq thotë se kjo është logjikë e viteve të 90-ta.
“Kjo logjikë e viteve 90-ta në të cilën ‘heronj’ të ndryshëm si Zhelko Razhnatoviq – Arkan bënin deklarata të forta për mbrojtjen e serbëve, të tillët kur na kanë mbrojtur aty më nuk kemi ekzistuar”, thotë Paroviq, transmeton Telegrafi.
Ai tha se këto mesazhe propaganduese e përforcojnë Vuçiqin dhe organizatën e tij kriminale.
“I bëj thirrje Vuçiqit që të mos i bëjë ato klipe për rrjetet sociale dhe si masë të propagandës, do të dëmtonte interesat serbe. Në këtë mënyrë, duke shfaqur publikisht njerëzit me biografi të dyshimta dhe duke i promovuar ata si heronj kombëtarë do ta përforconte besimin e Vuçiqit, në parim, vetëm po mbron organizatën e tij mafioze dhe po dëshmon se ai është i gatshëm t’iu nënshtrohet atyre”, shton ai.
Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka dalë në mbrojtje kreut të grupit kriminal serb, njëherësh nënkryetar i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili një ditë më parë përmes një video mesazhi është paraqitur me tone kërcënuese ndaj serbëve të Kosovës.
I pyetur të komentojë video adresimin e Milan Radoiçiq nga Leposaviqi, Vuçiq tha se nuk i intereson se si është pranuar mesazhi i tij dhe vlerëson se ai ka të drejtë të qëndrojë apo të jetojë ku të dojë.
“Ku do të duhej të jetë Radoiçiq, i cili është nga Kosova? Apo do të dëshironit që ne të urdhërojmë njerëzit të tërhiqen nga veriu i Kosovës në pjesën qendrore të Serbisë? Ku është Radoiçiq, në Kosovë apo jo, është çështje e tij private. Nuk ka të bëjë me shtetin, as nuk kishte. A doni ta dëboni? A është kjo qëllimi dhe ideja juaj?”, pyeti Vuçiq, raporton “N1”, përcjell Telegrafi.
Ai kundërshtoi faktin që disa media e quajnë Radoiçiqin biznesmen kontrovers.
Kreu i grupit kriminal serb, përmes një video mesazhi është paraqitur me tone kërcënuese ndaj serbëve të Kosovës. Radoiçiq që është i sanksionuar nga Thesari amerikan, pretendon se këtë video e ka incizuar në vendin tonë teksa shihet duke kërcënuar qytetarët për t’iu bindur grupeve kriminale.
Radoiçiq, ndaj të cilit ekziston urdhërarrest në Kosovë, duke parë se ka humbur mbështetjen nga serbët, është munduar që t’i shantazhojë ata, të cilët tashmë e kanë kuptuar se janë shfrytëzuar si instrument politik nga Beogradi.
Kujtojmë se Radoiçiq, përveç që është në kërkim nga Policia e Kosovës, së bashku me Zvonko Veselinoviqin, janë në listën e zezë të SHBA-së si grup i organizuar në veri të vendit.
Sipas Zyrës së Kontrollit për Pasuritë e Huaja të Departamentit të Thesarit (OFAC), përveç Veselinoviqit në grupin e krimit të organizuar që vepron në veri të Kosovë sa janë edhe i vëllai Zvonkos, Zharko Veselinoviq, pastaj Zhelko Bojiq, Milan Mihajloviq, Sinisha Nedeljkoviq, Radovan Radiq, Milan Radisavleviq, Milojko Radisavleviq, Milan Radoiçiq, Marko Rosiq, Radule Steviq, Milivoje Vuloviq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025