Festivali evropian i këngës ka filluar të zgjojë pluhur gjithandej për edicionin e tij të 62-të, i cili mbahet në datat 9, 11 dhe 13 maj në Kiev të Ukrainës.
Thuajse të gjitha shtetet kanë bërë prezantimin e këngëve pjesëmarrëse tyre, teksa shqiptarët do t’i përfaqësojë këngëtarja Lindita Halimi me këngën “Botë”, transmeton Telegrafi.
Por, ndikimi më i madh në këtë festival vjen gjithnjë nga shtetet e mëdha. Rusia është një ndër shtetet i cili çdo vit shfaq tendencën për të fituar, duke u munduar që të sjell performanca të veçanta, madje edhe duke ndikuar tek votimi përmes shteteve të vogla që e rrethojnë.
Duke ditur marrëdhëniet e acaruara mes Rusisë dhe Ukrainës, vitin e kaluar para finales producentët rusë u shprehën kështu: “Nëse fiton Ukraina ne nuk marrim pjesë vitin tjetër”.
Por këtyre fjalëve mesa duket nuk do t’iu qëndrojnë shumë rusët, të cilët kanë prezantuar projektin e tyre përfaqësues për “Eurovision 2017”, duke konfirmuar kështu edhe pjesëmarrjen e tyre.
Për t’iu shmangur brohoritjeve apo ofendimeve nga ukrainasit, ata zgjodhën një këngëtare me aftësi të kufizuara, pasi që në këtë mënyrë publiku do të tregonte respekt.
“Flame is Burning” titullohet kënga që prezanton sivjet Rusinë në festivalin evropian, të cilën e interpreton këngëtarja Julia Samoylova, përcjell Telegrafi.
Kjo zgjedhje mesa duket ka qenë ‘politika’ e radhës e përdorur nga shteti rus, për të shuar mos respektin dhe pse jo për t’u ranguar sa më lart në klasifikim.
Ndërkohë ka disa vite rresht që Rusia gjendet në top pesëshen e këngëve më të mira në finale, të cilat përkundër prezantimit të mirë, disa prej tyre janë cilësuar si të dobëta dhe as që duhet të ishin në finale.
Mirëpo politika e përdorur në bashkëpunim me shtetet sllave ka bërë që Rusia të gëzojë vit për vit këtë sukses, duke iu afruar shumë fitores, të cilën mesa duket do ta kenë të vështirë ta arrijnë ndonjëherë, përderisa ‘rrezikohet’ fuqishëm nga shtetet skandinave dhe ato të perëndimit.
Në gjithë historinë e “Eurovisionit”, Rusia ka arritur të fitojë vetëm njëherë këtë festival në vitin 2008, me këngën “Believe” të kënduar nga artisti Dima Bilan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Eva Longoria shkëlqen në një fotosesion mahnitës dhe promovon projektin e ri me Disney+

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë