LAJMI I FUNDIT:

Policia spanjolle kap më shumë se dy ton kokainë të fshehur në qymyr

Policia spanjolle kap më shumë se dy ton kokainë të fshehur në qymyr

Policia spanjolle ka sekuestruar më shumë se dy tonë kokainë dhe arrestoi 12 persona të dyshuar të përfshirë në një rrjet të trafikimit të drogës në shkallë të gjerë në lidhje me Paraguain dhe Brazilin.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, autoritetet hetuan rrjetin – anëtarët e të cilit ishin përpjekur të mbulonin gjurmët e tyre duke ngritur biznese të ligjshme për më shumë se një vit, bazuar në deklaratën e policisë kombëtare të Spanjës.

Hetimi arriti kulmin në arrestimet dhe kapjen e 2,065 kilogramëve (2.28 tonë amerikanë) të fshehura në një ngarkesë prej 40 mijë kilogramësh (44.1 tonë amerikanë) qymyr në portin e Algeciras në Spanjën Jugore.


Në fillim të vitit 2020, policia identifikoi anëtarët e organizatës me seli në provincat e Murcias dhe Seviljes, të cilët po ndërtonin një biznes me sa duket të ligjshëm duke importuar dhjetra kontejnerë me qymyr nga Amerika e Jugut në portin e Barcelonës.

Megjithatë, ndërlikimet për shkak të çështjeve të magazinimit dhe pandemisë së coronavirusit, bënë që grupi të zhvendosë operacionet e tyre në portin e Algeciras në Spanjën jugore në mes të muajit prill.

Policia ‘bashkoi’ strukturën e rrjetit, që përfshinte dy familje me anëtarë kryesorë në Brazil dhe Paraguai, që koordinonin dërgesat e kokainës, derisa të tjerët në Sevilje krijuan biznese që duket se ishin të ‘dedikuara’ për importin e qymyrit, orizit ose edhe produkte mjekësore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Amerika
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Evropa
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Kalo në kategori