LAJMI I FUNDIT:

Policia sekuestron drogë dhe para në Prishtinë, arrestohet një person

Policia sekuestron drogë dhe para në Prishtinë, arrestohet një person

Rreth orës 14:50, në rrugën “UÇK”në Prishtinë, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik/Sektori Qendror i Hetimeve, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike kanë ndaluar një automjet të tipit Audi me targa të RKS-së, të cilin e drejtonte i dyshuari me iniciale (B.S.).

Gjatë realizimit të kontrollit në automjetin e lartcekur janë gjetur dhe sekuestruar shtatë (7) paketime të vogla me peshë rreth (4) gram (e dyshuar si substancë narkotike e llojit kokainë).

Në vazhdën e angazhimeve policore antidroga e PK-së në konsultim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, kanë realizuar një operacion kontrolli edhe në shtëpinë dhe banesën e personit të dyshuar në Prishtinë.


Gjatë operacionit të kontrollit në banesën e të dyshuarit të lartcekur janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale si në vijim:

Substanca narkotike e dyshuar se është kokainë, e ndarë në disa pjesë, me peshë të përbashkët rreth (570) gram, me vlerë tregu vendor rreth (57,000) euro.
Tri (3) peshore digjitale,
Njëmijë (1000) euro, para kesh,
18 Dollar amerikan,
160 Franga zvicerane,
20 Funta angleze,
20 dinar serb,
Dy (2) telefona dhe
Një (1) Automjet e tipit Audi.

Marrja e provave dhe procedurat tjera janë kryer nga njësia e Forenzikes.

Me vendim të prokurorisë i dyshuari ndalohet në mbajtje për vazhdimin e hetimeve të mëtutjeshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori