Policia e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së KMDLNJ-së, ku kjo e fundit vlerësoj se dëbimi masiv i banorëve nga banesat në lagjen “Dardania”, është shkelje e të drejtave të njeriut.
Policia përmes një reagimi për media ka thënë se deklarata e KLMDLNJ-së, ku ndër të tjera në mënyrë jo të duhur thuhet : “përdorimi i forcës së tepruar nga ana e Policisë së Kosovës dhe nga ana e banorëve ka qenë e panevojshme” paraqet një deklaratë jo profesionale dhe të pa definuar qartë.
“Policia e Kosovës të gjitha veprimet e saj i ndërmerr duke u bazuar në ligje të aplikueshme dhe sipas procedurave standarde të operimit, gjithnjë duke pas parasysh të drejtat njerëzore, dhe ri-konfirmojmë se: Policia në asnjë rast nuk ka përdor forcë të tepruar, por të gjitha veprimet për garantimin e sigurisë së përgjithshme dhe garantimin e sigurisë së zyrtarëve kompetent për realizimin e vendimeve të autoriteteve kanë qenë të domosdoshme dhe proporcionale për të arritur objektivat ligjore”, thuhet në reagim.
Policia më tej ka theksuar se është institucion i zbatimit të ligjit, dhe njëkohësisht ka obligim ligjor dhe është detyrim i saj zbatimi e vendimeve të autoriteteve kompetente të drejtësisë, megjithatë ju garantojmë se në çdo veprim operacional policor jemi të përkushtuar të shfaqim profesionalizëm dhe respektim të të drejtave të garantuara njerëzore.
“Gjë që dëshirojmë që të gjithë qytetarët ta kenë të qartë se në rastin në fjalë veprimet policore kanë qenë të domosdoshme dhe proporcionale për të arritur objektivat ligjore”, thuhet më tej në reagim.
Më pas policia ka dhënë edhe sqarim shtesë lidhur me operacionin për lirimin e banesave të uzurpuara ku ka theksuar se qëllimi i veprimeve të tilla operacionale ka qenë për të ofruar siguri për zyrtarët e autorizuar të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe zyrtarëve të tjerë gjatë proceduarës së përmbarimit të lëndës së potencuar më lart, ruajtja e rendit, qetësisë publike dhe ndërmarrja e masave ligjore ndaj secilit që cenon rendin dhe sigurinë.
“Në vendin e ngjarjes gjithashtu ka qenë edhe gjyqtari kompetent i lëndës prandaj të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim të plotë me autoritetet respektive.
Gjatë ndërmarrjes së veprimeve operacionale në ofrimin e asistencës për ekzekutimin e kësaj lënde, banorët nuk janë pajtuar për lirimin e banesave dhe nuk kanë përfillur rekomandimet dhe as urdhrat e zyrtarëve kompetentë dhe në drejtim të zyrtarëve policorë kanë hedhur gjësende, si: ujë me shishe, kova të ujit, gjësende të forta (gurë) etj, përderisa një zyrtar policor dhe disa persona tjerë kanë pësuar lëndime, Policia ka shoqëruar për intervistim disa persona”, thuhet në sqarimin e PK-së.
Policia e Kosovës, megjithatë ka arritur ta vejë situatën nën kontroll duke krijuar kështu kushtet e nevojshme për ekzekutimin e lëndës nga organet kompetente./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale