Policia në Bruksel kanë qëlluar për vdekje burrin që vrau dy shtetas suedeze të hënën mbrëma.

45-vjeçari i identifikuar si Abdesalem u qëllua në një kafene në Schaerbeek, transmeton Telegrafi.


Dy shtetas të Suedisë u vranë dhe i treti u lëndua rëndë nga sulmi me pushkë automatike.

2 67

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin d’Ypres, rreth pesë kilometra nga stadiumi ku po zhvillohej ndeshja kualifikuese mes Belgjikës dhe Suedisë.

E autoritetet në Bruksel rritën nivelin e sigurisë si kurrë më parë. Sulmuesi besohet të jetë një burrë nga Tunizia që ilegalisht po qëndronte në Belgjikë, pasi aplikimi për azil i ishte refuzuar në vitin 2020.

Ai kishte postuar një video në rrjetet sociale duke thënë se kishte vrarë njerëz në emër të Zotit, e nga zyra e prokurorit bëjnë të ditur se besojnë se ishte frymëzuar nga ISIS-i.

Ministri i Brendshëm belg, Annelies Verlinden ka thënë se pushka automatike e gjetur tek sulmuesi ishte e njëjta që ishte përdorur në sulmin e të hënës.

Kryeministri Alexander De Croo i ka cilësuar të shtënat si “akt terrorizmi” në një konferencë për shtyp, e nga prokuroria kanë njoftuar se sulmuesi me gjasë kishte shënjestruar viktimat për shkak të kombësisë. /Telegrafi/