Ata ju vëzhgojnë, kudo që gjendeni, shkoni e lëvizni. Me saktësi e dinë ku shkoni gjatë pauzës, kur e zvogëloni dhe rritni shpejtësinë kur hyni në qytet, shkruan CNN.

Përcjellin telefonin e juaj, kështu me saktësi mund ta thonë se sa njerëz nga vendi i juaj apo rajoni dhe në çfarë kohe, transmeton Telegrafi.


E të gjitha këto i bëjnë për ta bërë turizmin sa më të mirë dhe atraktiv – mirë se vini në Venedik – në botën post Covid. Viteve të fundit, Venediku po shijon turizmin e bollshëm – falë 30 milionë vizitorëve që çdo vit vizitojnë këtë qytet me 50 mijë banorë.

2 38

Para shpërthimit të pandemisë së coronavirusit, turistët shkonin shpesh në numër të madh, duke “ngufatur” rrugët dhe mbushur gondolat.

Por, autoritetet kanë ndërmarrë një sërë masash - nga linjat e veçanta të anijeve për banorë e deri te kufizimi i lëvizjes për t’i ndarë banorët lokalë nga turistët në ditët e punës.

3 30

“Takimi i planifikuar për hyrje”, që është dashur të aplikohet gjatë vitit të kaluar, është shtyrë për janar të vitit 2022 për shkak të pandemisë.

6 14

Por përveç regjistrimit se sa turistë gjenden në qytet, autoritetet duan të përcjellin edhe kush është në qytet dhe ku po lëvizin ata.

4 22

Në ishullin Tronchet, pranë urët që ndanë Venedikun është hapur një pikë kontrolli gjatë shtatorit të vitit të kaluar. Dikur depo që u braktis në vitet e 60-ta, sot pjesë e selisë së policisë dhe qeverisë – është bërë “kullë e kontrollit” të këtij qyteti.

5 17

Në ndërtesë gjenden zyrat e kryetarit të qytetit dhe zyrtarëve tjerë si dhe dhoma e mbikëqyrjes me kamera të vendosur në tërë qytetin që mbikëqyret nga policia. /Telegrafi/