LAJMI I FUNDIT:

Policia në SHBA arrin të identifikojë gruan, që në vitin 1991 ishte vrarë me çekiç e trupi i saj ishte djegur

Policia në SHBA arrin të identifikojë gruan, që në vitin 1991 ishte vrarë me çekiç e trupi i saj ishte djegur

Policia amerikane ka njoftuar se ka arritur të identifikojë gruan e cila në vitin 1991 ishte rrahur me çekiç, ngufatur dhe në fund i është vënë zjarri.

Pretendojnë se viktima është 30-vjeçarja Christine Belusko nga qyteti Clifton në shtetin amerikan New Jersey, transmeton Telegrafi.

Gjykatësi i qarkut Staten Island, Michael McMahon, pretendon se ekipi i tij në bashkëpunim me policinë e New Yorkut dhe FBI-në, ka përdorur teknikat bashkëkohore të forenzikës për të identifikuar Beluskon.


Megjithatë, policia akoma nuk ka arritur ta gjej vajzën e saj Christi Nicole, e cila në kohën e vdekjes së ëmës ishte dyvjeçare.

“Kemi njoftuar familjen për vdekjen e saj dhe po vazhdojmë përpjekjet për të lokalizuar Christi Nicole, për ta njoftuar për këtë dhe kush ishte e ëma e saj dhe çfarë i është bërë asaj. Duhet ta informojmë për t’i treguar se çfarë është bërë për të ardhur deri te drejtësia”, tha McMahon.

“Nuk mund ta rikthejmë, por duam që Christie Nicole dhe familja e saj ta dinë që ajo kurrë nuk është harruar nga autoritetet”, shtoi gjykatësi.

Kufoma e djegur e viktimës me pranga në duar, më 20 janar të vitit 1991 ishte gjetur rastësisht nga një kalimtar rasti në Staten Island.

Policia kishte shumë pak informacione për atë se kush është viktima, përveç tatuazhit karakteristik të akrepit në kraharorin e saj, shkruan Sky News.

Belusko ishte goditur 17 herë me çekiç, që u gjet nën kufomën e saj, e në të ishte shkruar emri “Loyd L”. Në vendin e krimit janë gjetur edhe dy zinxhirë të floririt, orë dore, pak para dhe një pako me cigare. Megjithatë, policia akoma nuk ka arritur ta arrestojë vrasësin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori