Policia e Kosovës në Prizren, përmes një njoftimi ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e një femre, e cila dyshohet për veprën penale falsifikim i parasë.

Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, me autorizimi të Prokurorisë  Themelore në Prizren, bazuar në ligjin për publikimin e fotografive me qëllim të identifikimit të personit, e me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është NN, e gjinisë femërore.


Më tej në njoftimin e Policisë thuhet se e dyshuara kërkohet për veprën penale sipas autorizimit të Prokurorisë Themelore në Prizren: Falsifikim i parasë nga neni 296, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192  (pa pagesë) 038-5080-6000, Drejtoria Rajonale - Prizren 038-5080-6121 Stacioni Policor - Prizren - E-mail adresa: info@kosovopolice.com

284812832 312843614389237 1575481787862009732 n

285293875 312843561055909 6132251795355064052 n

286186783 312843507722581 2761266538744676843 n