Në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik, policia në Gjilan vetëm brenda një jave ka shqiptuar 1641, në ndërkohë bën apel tek qytetarët për kujdes të shtuar në trafik.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e 19 aksidenteve të trafikut me dëm materiale, hetimin e 14 aksidenteve të trafikut me të lënduar dhe janë shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 24 ngasës.


Tutje, policia rikujton rregullat e trafikut rrugor, të cilat do të zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit.

“Në përputhje me ligjin për rregullat në trafikun rrugor, kujtojmë të gjithë shoferëve të mjeteve me veprim motorik se gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit”, thuhet në njoftim.

Në komunikatën e policisë thuhet se bashkëpunimi i të gjithëve shmang aksidentet e trafikut rrugor, me theks të veçantë të atyre me fatalitet, duke kërkuar nga qytetarët që të sigurohet një mjedis të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. /Telegrafi/