LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 11° rain

Policia në Ferizaj me plan operativ shpërndan fletëpalosje “Festo me zemër, jo me armë’’

Policia në Ferizaj me plan operativ shpërndan fletëpalosje “Festo me zemër, jo me armë’’

Policia e Kosovës në Rajonin e Ferizajt edhe gjatë periudhës së fundit kohore ka vazhduar të fokusohet në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në gjithë rajonin me qëllim që të krijohet siguri për secilin qytetar.

Në kuadër të planit operativ ‘’Sezoni i verës 2024’’ policia ka shtuar prezencën e saj në ambiente të hapura, në sheshe, në afërsi të lokaleve të ndryshme ku mbahen organizime festive.

Policët e këtij regjioni kanë kanë filluar shpërndarjen e disa fletëpalosjeve dhe posterëve me moton “Festo me zemër, jo me armë” me disa porosi, projekt ky i mbështetur nga Ministria e Punëve të Brendshme.


“Policia apelon tek qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, me theks të veçantë që përdorimi i armëve në festa dhe gëzime mund të shndërrohet në tragjedi, pastaj është e ndaluar dhe sanksionohet me ligj gjuajtja me armë zjarri, përveç në vendet e caktuara dhe të licencuara për gjuajtje (poligonet e gjuajtjes )”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Po ashtu, Policia e Kosovës në Ferizaj, sqaron se përdorimi i armës gjatë festave përbën vepër penale të “Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm’’, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Për këto vepra penale sipas Policisë së Kosovës parashihet dënim me gjobë prej dhjetë mijë eurosh, apo dënim me burg 1 deri 8 vite.

“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Sa herë që kanë informacione për veprat që cenojnë sigurinë e qytetarëve, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”,thuhet më tej në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori