Motra e Kim Kardashian, Kendall Jenner, është shoqëruar nga policë të armatosur, pas incidentit që i ndodhi 35-vjeçares në Paris.

Ylli i famshëm televiziv ka qenë shënjestër e një vjedhjeje, me ç’rast pesë persona kanë hyrë në rezidencën e saj në kryeqytetin francez me armë, kurse disa prej tyre kanë qenë të maskuar si policë.


Kimit i është drejtuar arma dhe nuk ka mundur të lëvizë deri në momentin kur hajnat e kanë kryer vjedhjen (besohet të kenë vjedhur stoli me vlera milionëshe).

Në Paris, Kardashian ka qenë me motrën e saj, Kendall, e cila është angazhuar si modele në Javën e modës, ndërsa me to është edhe nëna e tyre, Kris Jenner dhe motra tjetër, Kourtney Kardashian.

Kendall Policë të armatosur marrin në mbrojtje Kendall Jennerin.

Për të penguar incidentet eventuale, policia e ka marrë në mbrojtje edhe motrën e Kim.

Policia e ka marrë në mbrojtje edhe modelen amerikane, Jasmine Sanders dhe aktorin Terrence J. /Telegrafi/

Edhe yje të tjerë janë marrë në mbrojtje nga policia. Edhe yje të tjerë janë marrë në mbrojtje nga policia.