Policia kroate ka sekuestruar sasi të mëdha heroine dhe kokaine në Dubrovnik.
Sipas medieve kroate, përcjell Telegrafi, këto janë dy raste supozohet se nuk kanë ndonjë lidhje me njëra-tjetrën.
Heroina u gjet në një anije që mbërriti nga Iraku dhe kokaina në një transportues me shumicë që lundronte nga Kolumbia.
Së paku deri më tani askush nuk është arrestuar ndërkohë që policia ka mbajtur një konferencë për shtyp.
Dubrovačka policija nastavlja s uspješnim zapljenama kokaina i heroina ? Prezentacija značajnih krim. istraživanja posljednjih mjeseci – ????? ? 11 ???? na ???????????? ?? ?????? ? ???????????? ?????????? ?????? pic.twitter.com/aTsoD1pjIY
— MUP-RH (@mup_rh) January 11, 2022
Ndërkohë që mediat shkruajnë se në kuadër të këtyre hetimeve penale të veçanta dhe pa lidhje njëra me tjetrën, u sekuestruan 61,6 kg kokainë dhe 219,7 kg heroinë.
Autoritetet kanë thënë se këto hetime penale janë dëshmi e punës këmbëngulëse dhe të durueshme të policëve të kësaj administrate policore, me bashkëpunim të madh me kolegët nga Zagrebi dhe nga Spliti dhe me Drejtorinë doganore.
Po sipas medieve kroate, në 10 vitet e fundit kjo polici ka pasur gjithsej 9213 sekuestrime droge, ku 767 kg kokainë, 289 kg heroinë dhe rreth 2.5 ton marihuanë. /Telegrafi/