LAJMI I FUNDIT:

Policia konfirmon incidentin ku u përfshi Agron Mustafa

Policia konfirmon incidentin ku u përfshi Agron Mustafa

Policia tregoi se si ndodhi një rrahje sot në Prishtinë, në të cilën ishte i përfshirë edhe drejtori i Telekomit Agron Mustafa.

“Rreth orës 13:00 në Rrugën ‘Enver Zymberi’ kemi pranuar informatën per nje rrahje”, tha zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës Florie Ahmeti-Haziraj për Kallxo.com.

Sulmohet fizikisht drejtori i PTK-së, Agron Mustafa
Lexo po ashtu Sulmohet fizikisht drejtori i PTK-së, Agron Mustafa

Ahmeti tregoi se të prfshirë në këtë incident ishin katër persona, dy nga të cilët, sipas saj, u lënduan. .


“Të përfshirë kanë qenë katër persona, dy prej të cilëve kanë pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin në fjalë personat e përfshirë në rast janë shoqëruar në stacion policor për intervistim”, tha Florie Ahmeti-Haziraj.