LAJMI I FUNDIT:

Policia konfirmon djegien e tri veturave në veri

Policia konfirmon djegien e tri veturave në veri
Foto: Ilustrim

Tri vetura janë përfshi nga zjarri sot në orën 03:10 në Leshak të Leposaviqit. 

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Sipas tij, policia për këtë ngjarje është njoftuar nga një qytetar serb i cili është pronar i këtyre tri veturave.


“Në ora 03:10, policia është njoftuar nga një qytetar serb kosovar, se në Leshak të Leposaviqit, tri vetura të tij (nuk janë me targa RKS), janë përfshirë nga zjarri”, ka thënë Krasniqi.

Tutje Krasniqi tha se “Policia ka dalë në vend-ngjarje dhe ka inicuar rastin ‘zjarrvënie’ të cilin është duke e trajtuar”.

Vela: Tri vetura të tjera u dogjën të shtunën në veri të Kosovës
Lexo po ashtu Vela: Tri vetura të tjera u dogjën të shtunën në veri të Kosovës

Ndërkaq, për këtë ka reaguar edhe shefi i kabinetit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela.

Vela përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se strukturat e paligjshme të Serbisë po i synojnë serbët vendas që ata konsiderojnë se po bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori