Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Arbër Havollit, dyshohet për vrasjen në Llapashticë të Podujevës
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarit për vrasjen në Llapashticë e epërme -Podujevë.
Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e Arbër Havollit të njoftojë Policinë.
“Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar për veprën vrasje që ka ndodhë më datën 06.09.2025 në fshatin Llapashticë e epërme -Podujevë.
Personi i dyshuar Arbër Havolli ndodhet në arrati, andaj për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së tij, na kontaktoni direkt në e-mail: info@kosovopolice.com, android #app: Lajmero Policine, tel: 192”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/



















































