LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detajet e vrasjes së të riut në Mitrovicë – tregon se çfarë gjetën në vendin e ngjarjes

Policia jep detajet e vrasjes së të riut në Mitrovicë – tregon se çfarë gjetën në vendin e ngjarjes

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, përmes një njoftimi ka konfirmuar vrasjen e ndodhur sot në Mitrovicë, ku u vra një 22-vjeçar.

Ky është personi i vrarë sot në Mitrovicë! (Foto)
Lexo po ashtu Ky është personi i vrarë sot në Mitrovicë! (Foto)

Sipas Policisë, përcjell Telegrafi, një rast ‘vrasje e rëndë’ është raportuar sot rreth orës 09:45, ku fillimisht ishte raportuar për të shtëna dhe si pasojë e shkrepjes së armës së zjarrit, një person kishte mbetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes, të ndodhur në rrugën e UÇK-së, në Mitrovicë.

Rrëfehet babai i të riut të vrarë në Mitrovicë
Lexo po ashtu Rrëfehet babai i të riut të vrarë në Mitrovicë

Po sipas policisë, njësitë policore me të arritur në vendin e ngjarjes kuptojnë se pa shenja jete kishte mbetur viktima V. S. 22 vjeçar.


I dyshuari për vrasjen në Mitrovicë, djali i asambleistes së PDK-së!
Lexo po ashtu I dyshuari për vrasjen në Mitrovicë, djali i asambleistes së PDK-së!

“Nga procedimi i vendit të ngjarjes nga ana e hetuesve policorë dhe krim teknikët, si prova materiale janë gjetur dy gëzhoja, një shufër metali, një shkop druri. Nga veprimet e deritanishme me autorizim të prokurorit janë arrestuar dy persona në cilësi të të dyshuarve, V. B. 17 vjeçar dhe H. V. 17 vjeçar, si dhe është konfiskuar një armë tytëgjatë e cila dyshohet se është përdorur në kryerje të veprës penale”, thuhet në njoftim.

“Veprimet hetimore janë duke vazhduar për të ndriçuar rrethanat e plota të veprës penale. Trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion mjeko-ligjor”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/

Të gjitha lajmet rreth vrasjes së të riut në Mitrovicë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth vrasjes së të riut në Mitrovicë

Në trend Lajme

Më shumë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Kalo në kategori