Një person është gjetur pa shenja jete të martën në një shtëpi në rrugën “Obria” në Prishtinë.

Lidhur me rastin policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti është cilësuar si “vetëvrasje”.


Sipas raportit policor, viktima mashkull kosovar është gjetur nga familjarët dhe dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.Në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë në zhvillim dhe priten rezultatet e ekzaminimeve për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. /Telegrafi/