Policia heton dy raste të vdekjes, njërën në Prishtinë e tjetrën në Zveçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë dhe një tjetër në Zveçan.
Policia njofton se trupat e dy personave janë dërguar për obduksion.
HETIM MBI VDEKJEN
Rr. Harun Aliu, Prishtinë 20.10.2025 – 17:40. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
HETIM I VDEKJES
Fsh. Korilë, Zveçan 17-20.10.2025 – NN. Viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar. /Telegrafi/

















































