Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi në Malishevë, arreston të dyshuarin

Policia ka sekuestruar disa armë dhe municion në fshatin Shkozë të Malishevës.
Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se sekuestrimi ka ndodhur në një shtëpi.
"Policia ka zbatuar një urdhëresë të gjykatës për kontrollimin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit K/Shqiptar ku janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie me 10 fishekë, një armë automatike e modifikuar me 17 fishekë, uniformë ushtarake, maskë etj", njofton policia.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/03/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































