Policia: Gjatë bastisjeve, nuk janë hasur të dyshuarit për rrahjen e Sokol Zogajt (Video)

Policia e Kosovës njoftoi se është arritur të identifikohen tre të dyshuar në rastin e rrahjes së ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj. Mirëpo, të dyshuarit nuk janë hasur gjatë bastisjeve, pra nuk janë arrestuar.
Drejtori i Burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj, thotë se informacionet për arrestimin e të dyshuarve, i ka marrë nga portalet dhe se po pret që sa më shpejt të zbardhet rasti.
Sipas policisë, është lokalizuar dhe konfiskuar vetura Golf IV me targa lokale te cilën dyshohet se personat e dyshuar e kanë përdorë në rast. Ndërsa, më datën 18.08.2017, me urdhëresë te Gjykatës Themelore ne Prishtinë, janë realizuar tri bastisje ne lokacione të ndryshme për kërkim te personave te dyshuar. /RTK/
Nga
Telegrafi
19/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































