LAJMI I FUNDIT:

Policia ende në kërkim të Valdrin Salihut, i dyshuar për vrasjen e 45 vjeçarit në Mitrovicë

Policia ende në kërkim të Valdrin Salihut, i dyshuar për vrasjen e 45 vjeçarit në Mitrovicë

Policia e Kosovës është ende në kërkim të të dyshuarit kryesor, Valdrin Salihut për vrasjen e të ndjerit, Florim Zeqirit, të premten në Mitrovicën Jugore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës jugore, Avni Zahiti në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ende nuk ka arrestime.

“Nuk ka arrestim”, ka thënë Zahiti.


Ndryshe, Valdrin Salihu dyshohet se me armë zjarri ka vrarë 45-vjeçarin Florim Zeqirin në rrugën “Fatime Hetemi” në Mitrovicë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzhoja ndërsa i dyshuari pas aktit është larguar në drejtim të panjohur.

Ndërkaq, të dielën policia ka bërë të ditur se kanë kontrolluar banesën e të dyshuarit ndërsa kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, tre karikator dhe 205 fishekë. /Telegrafi/