LAJMI I FUNDIT:

Policia e Madridit kap grupin e organizuar kriminal – shtireshin si pjesëtarë të sigurimit, shitnin bileta fals dhe vidhnin bileta të finales së LK

Policia e Madridit kap grupin e organizuar kriminal – shtireshin si pjesëtarë të sigurimit, shitnin bileta fals dhe vidhnin bileta të finales së LK

Policia në Madrid ka kapur pajisje nga ajo që ata po e quajnë “një bandë e organizuar e imituesve të stafit të sigurimit” përpara nisjes së Ligës së Kampionëve.

Rreth 100,000 tifozë do të jenë në Madrid për finalen angleze të Ligës së Kampionëve dhe UEFA-ja ka këshilluar tifozët të jenë të vetëdijshëm për njerëzit që paraqiten si sigurim pasi ata po vjedhin biletat dhe kështu duhet të përdorin vetëm zonat zyrtare.

UEFA gjithashtu zbuloi se policia spanjolle mori sende të ndryshme si veshjet e rreme të sigurimit, pajisje të rreme për kontrolle teknike dhe kartela të falsifikuara të akreditimit.


Gjithçka që ndodhi në finalen e Ligës së Kampionëve, duke i përfshirë 24 orët e fundit
Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi në finalen e Ligës së Kampionëve, duke i përfshirë 24 orët e fundit

“Policia spanjolle ka konfiskuar jelekë të rremë të sigurimit, pajisje të rreme për kontrollin e biletave teknike, si dhe akreditime të rreme”, thuhet fillimisht në deklaratën e UEFA-s.

“Kjo na bën të besojmë se një grup i organizuar njerëzish, që imitojnë pjesëtarët e  vërtetë të sigurimit ose zyrtarët, mund të përpiqen të veprojnë sikur po kryejnë kontrollin e biletave vizuale ose teknike, me qëllim të vjedhjes së biletave gjatë kontrolleve të tilla”.

“Përkrahësit duhet, pra, të sigurohen që ata të tregojnë biletat e tyre vetëm në zonat e qarta të kontrollimit dhe jo tek individët ose grupet e vogla të njerëzve që mund të mbajnë veshje të rreme dhe mund t’u afrohen atyre në rrugën për në stadiumin, jashtë zonave zyrtare të kontrollit”.

Ka pasur thashetheme se 4,000 bileta të tjera janë duke u lëshuar për shitje në stadiumin Wanda Metropolitano, por UEFA e kanë mohuar atë.

https://twitter.com/RealCasuals/status/1134001222468407296

Ata gjithashtu kanë paralajmëruar tifozët lidhur me shitjen e biletave të falsifikuara që shiten dhe thonë se arrestimet tashmë janë bërë.

“Në një paralajmërim për tifozët e Liverpoolit dhe Tottenham Hotspur që kanë udhëtuar në kryeqytetin spanjoll pa bileta, UEFA ka përkujtuar se asnjë biletë për tifozët individual nuk është duke u shpërndarë nëpërmjet agjencive apo agjentëve dhe inkurajoi tifozët të mos mashtrohen nga njerëzit që pretendojnë të kenë bileta për shitje”.

“Besohet se ka një numër të madh të biletave të falsifikuara në qarkullim dhe arrestimet janë bërë tashmë. Mbajtësit e biletave të falsifikuara nuk do të lejohen në stadium”, mbyllet njoftimi i UEFA-s. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori