Policia e Kosovës përmes një deklarate për media ka demantuar pohimet e mediave serbe, sipas të cilave kinse kryetari i Nishit është i lënduar rëndë në Kosovë dhe se i është thyer dora e majtë nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës në Merdare.
Sipas policisë, Darko Bullatoviq mbrëmë rreth orës 01:00 pas mesnate në dalje të Kosovës, në pikëkalimin kufitar Merdare, ka tejkaluar kolonën në pritje dhe policia me qëllim të mbarëvajtjes së rregullit të kolonës, të njëjtin e kanë ndaluar.
“Fillimisht, ai ka refuzuar të kthehet mbrapa. Pas kundërshtimit të serishëm të tij për t’u kthyer në kolonë, zyrtarët policorë kanë intervenuar dhe kanë prangosur pa e ditur identitetin e tij. Sipas procedurave të parapara është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që i njëjti të dërgohet në gjykatë me procedurë të përshpejtuar. Atij i është shqiptuar dënimi prej 150 euro nga gjykata, ku i njëjti ka bërë pagesën dhe është liruar. Nuk është raportuar që i njëjti të ketë pasur ndonjë lëndim”, sqaron Policia e Kosovës.
Rasti është trajtuar nga stacioni kompetent policor në Podujevë konform procedurave ligjore. Ndërsa të gjitha informacionet tjera duke përfshirë edhe ato në mediumin serb kurir.rs janë spekulime dhe nuk qëndrojnë, thuhet në sqarim.
Ky është reagimi i policisë:
Lidhur me shkrimin e publikuar sot në mediumin serb kurir.rs me titull ” Kryetari i Nishit i lenduar rëndë në Kosovë, Policia e Kosovës Bulatoviçit i ka thyer dorën e majtë”
Policia e Kosovës informon dhe sqaron se:
Mbrëmë rreth orës 01:00 pas mesnate kryetari i Nishit në dalje të RKS ne pikëkalimin kufitar Merdare, ka tejkaluar kolonën në pritje. Zyrtarët policor që kanë qenë në mbarëvajtje të rregullit të kolonës, të njëjtin e kanë ndal dhe ai ka refuzuar fillimisht të kthehet mbrapa. Pas kundërshtimit të serishëm të tij për tu kthyer në kolonë, zyrtarët policor kanë intervenuar dhe e kanë prangosur të njëjtin pa e ditur identitetin e tij. Sipas procedurave të parapara është njoftuar Prokurori i cili ka urdhëruar që i njëjti të dërgohet në gjykatë me procedurë të përshpejtuar. Atij i është shqiptuar dënimi prej 150 euro nga gjykata, ku i njëjti ka bërë pagesën dhe është liruar. Nuk është raportuar që i njëjti të ketë pasur ndonjë lëndim. Rasti është trajtuar nga stacioni kompetent policor në Podujevë konform procedurave ligjore. Ndërsa të gjitha informacionet tjera duke përfshirë edhe ato në mediumin serb kurir.rs janë spekulime dhe nuk qëndrojnë.
Bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore, në funksion të zbatimit të ligjit Policia ndërmerr veprime operacionale në funksion të realizimit të objektivave të saj.
Për arritjen e këtyre objektivave Policia është e autorizuar sipas ligjit që konform situatës të zbatoj dhe aplikoj procedura standarde të operimit.
Megjithatë, sikurse edhe herëve tjera Policia e Kosovës pas vlerësimeve të nevojshme do të trajtoj dhe analizoj të gjitha veprimet e zyrtareve policorë, duke përfshirë edhe shqyrtimin e raporteve zyrtare.
Policia pas shqyrtimit dhe analizimit të të gjitha raporteve zyrtare dhe veprimeve të zyrtarëve policor, varësisht nga të gjeturat dhe rezultatet e dala, do të ndërmerr veprime adekuate konform autorizimeve ligjore.
Prandaj, ju rikonfirmojmë që Policia e Kosovës është e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe është transparente për ofrimin e të gjitha informacioneve relevante për opinionin dhe mediat e që kanë të bëjnë me aktivitete policore dhe respektimin e të drejtave njerëzore në përgjithësi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze