LAJMI I FUNDIT:

Policia e di identitetin e vrasësit në Mançester

Policia e di identitetin e vrasësit në Mançester

Policia e Mançesterit ka arrestuar një mashkull 23-vjeçar në jug të qytetit, nën dyshimet se është i lidhur me sulmin në të cilin humbën jetën të paktën 22 persona.

Më herët, kryeministrja britanike, Theresa May tha se shërbimet e sigurisë e dinë identitetin e personit të dyshuar për sulm.

May tha se zyrtarët nuk janë ende të gatshëm të publikojnë emrin e sulmuesit, transmeton Reuters. Sipas saj, sulmuesi ka kryer sulmin, por ende nuk është e qartë nëse dikush i ka ndihmuar në përgatitjen e sulmit.


Zyrtarë policorë thanë se është prioritet verifikimi nëse sulmin e ka kryer “ndonjë ujk i vetmuar”, apo bëhet fjalë për ndonjë anëtar të rrjeteve terroriste. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Shtetit Islam.

Theresa May më vonë do të vizitojë Mançesterin dhe do të mbajë edhe një takim të qeverisë.