Gjatë një bastisjeje në një shtëpi në Podujevë, njësitet policore kanë zbuluar dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe substanca të dyshuara narkotike.

Bastisja është kryer në banesën e një mashkulli kosovar që kishte urdhër-arrest aktiv, por i cili kishte arritur të largohej para mbërritjes së policisë.


"Gjatë bastisjes kanë gjetur dhe konfiskuar një armë të gjatë, një pistoletë, 2-thika dhe 1-brisk, 4-karikatorë, 2-fishekë, pajisje për pastrim arme, substancë narkotike 7.60 gramë, 2- mulli për bluarje", ka njoftuar policia.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./Telegrafi/