LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston në stërvitjet e Fulhamit, Aboubakar Kamaran

Policia arreston në stërvitjet e Fulhamit, Aboubakar Kamaran
Aboubakar Kamara (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Aboubakar Kamara u arrestua gjatë stërvitjes së klubit anglez të Fulhamit sepse ishte përballur fizikisht me një anëtar të stafit teknik të klubit.

Kamara dyshohet se kishte sulmuar fizikisht një ndihmës të trajnerit, Claudio Ranieri, i cili ishte larguar kohët e fundit nga ekipi.

Këtë e ka konfirmuar edhe policia angleze përmes një komunikate për media teksa ka treguar se ngjarja kishte ndodhur të hënën.


Aboubakar Kamara (Photo by Clive Rose/Getty Images)

“Policia u thirr të hënën diçka pas orës 17:00 pas informacioneve rreth një rrahje në kompleksin e stërvitjeve. Në atë rast, oficerët e policisë morën një burrë për vepër penale. Ai është në paraburgim në stacionin e policisë në Londër. Hetimet po vazhdojnë”, tha një zëdhënës i policisë.

Nuk duhej shumë kohë që edhe skuadra e Fulhamit të reagonte duke konfirmuar ngjarjen e rëndë.

Të gjitha lajmet rreth Fulhamit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Fulhamit

“Klubi është mirënjohës për reagimin e shpejtë të policisë pas incidentit. Personi i arrestuar nuk do të lejohet të hyjë më në kompleksin e trajnimit dhe nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në aktivitetet e klubit. Ne do të punojmë me policinë për këtë rast”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ndryshe, Kamara ka pasur edhe disa përleshje fizike me kolegët dhe stafin e ekipit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Orë vendimtare" - Igli Tare paralajmëron kalimin te gjiganti i Serie A

Serie A
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Van der Vaart sërish me pretendime të ulëta për Ronaldon

Van der Vaart sërish me pretendime të ulëta për Ronaldon

La Liga

"Te Hajduku i Splitit si në Kosovë" - pengu i madh i Emir Sahitit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori