LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston gjashtë persona pjesë të një grupi kriminal

Policia arreston gjashtë persona pjesë të një grupi kriminal

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona të cilët ishin pjesë e një grupi kriminal.

Në njoftimin e bërë për media nga Policia e Kosovës thuhet se, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, nën masa të fshehta, ka bërë hetimin e disa personave në regjione të ndryshme si në Prishtinë, Pejë, Prizren dhe Ferizaj.

“Pas aplikimit të masave të fshehta të hetimit, Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë 12 (dymbëdhjetë ) persona në regjionet e lartcekura.
Ndërsa vetëm në datën 30 korrik 2019 Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë DHTN – Pejë, në bashkëpunim me DHTN- Gjakovë, DHTN- Ferizaj, Njësinë e Reagimit të Shpejtë – Pejë, Forenzikën Rajonale – Pejë, Njësinë K9 si dhe një patrullë policore nga Stacioni Policor – Klinë, sipas urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë ka bërë arrestimin e 6 (gjashtë) personave të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Telegrafi.


Personat e dyshuar të arrestuar janë:

• I. H. lindur me 1971 m/sh/k
• I. P. lindur me 1976 m/sh/k
• B. P. lindur me 1978 m/sh/k
• A. R. lindur me 1976 m/sh/k
• L. M. lindur me 1992 m/sh/k
• Xh. H. lindur me 1980 m/sh/k

Lidhur me rastin, dëshmitë e konfiskuara si prova materiale nga personat e arrestuar janë:
• 2900 (2 mijë e nëntëqind) euro
• 7 telefona,
• bllok xhepi me shënime,
• një veturë VW CADYY LIFE
• 6 fletë tërheqje të parave,
• dy thika luftarake,
• një pistoletë e llojit TT me numër serik 05761 prodhim CZ llojit M-57 me dy karikator cal 7.6
• dhjetë (10) fishekë cal.7.62x25mm,
• dy fishekë me gaz cal. 9mm.

Policia bën të ditur se pas intervistimit në konsultim me prokurorin, 5  të dyshuarve të parë iu është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa i dyshuari i gjashtë është liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Lajme
Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Kronika e Zezë
Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Lajme
Kalo në kategori