Pjesëtarë të policisë së Kosovës kanë hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës ku po qëndronin deputetët e Vetëvendosjes.

Ata kanë larguar nga salla e Kuvendit deputetët e VV-së të cilët tri herë radhazi kanë hedhur gaz lotsjellës sot në seancë.


Gjatë largimit të deputetëve të VV-së nga salla, deputetja Arbërie Nagavci ka deklaruar se vendimi për largimin e tyre është vendim i Kadri Veselit.

"Ky është vendim me shkrim i Kadri Veselit. Deputetët po largohen me vendimin e tij nga ana e policisë", ka thënë Nagavci.

E deputetja, Albulena Haxhiu theksoi se ajo u arrestua për pak momente por pastaj u lirua.

"Kemi urdhër që ta lironi sallën e Kuvendit për shkak të ekzaminimit. Ne e pamë që ai ishte vendim i Kryesisë së Kuvendit e jo i Policisë apo Prokurorisë. Na larguan nga salla dhunshëm. Sapo dola unë më arrestuan, i pyeta përse më thanë që e merr vesh me kohë", ka thënë Haxhiu. /Telegrafi/

29019426 1635118926607379 1154437380 n

29242902 1635118273274111 48634814 o

29134385 1635118216607450 1844037043 n

29003576 1635098749942730 877092284 n

29004250 1635099189942686 1443957829 n

29019874 1635099059942699 601538834 n

29138290 1635098816609390 135990990 n