LAJMI I FUNDIT:

Policia amerikane vret edhe një afro-amerikan

Policia amerikane vret edhe një afro-amerikan

Një tjetër afro-amerikan është vrarë sot nga Policia amerikane, raportojnë mediat botërore.

Personi është vrarë nga agjentët, pasi kishte nxjerrë një pistoletë dhe ua kishte drejtuar atë atyre, bëjnë të ditur autoritetet lokale, transmeton KosovaPress.

Ngjarja ka ndodhur në Teksas, ku Policia ka urdhëruar personin e armatosur që të hedh armën. Ai u ishte përgjigjur duke ua drejtuar armën. Policia ka reaguar dhe ka hapur zjarr disa herë mbi të, me ç’rast ai është vrarë.


Ngjarja ka ndodhur në jug të Hjustonit.